Naim Hasani: Kandimi im për Koalicionin Euroatlantik në Shkodër dhe pse shqetësohet Berisha nga Lulzim Basha

9 Mars 2025, 16:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Naim Hasani: Kandimi im për Koalicionin Euroatlantik në Shkodër

Naim Hasani, kandidat i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Shkodrës, ka reaguar në rrjetet sociale për garën elektorale, duke theksuar se shqiptarët janë lodhur nga politika e vjetër dhe kërkojnë ndryshimin e vërtetë.

“Koalicioni Euroatlantik është e vetmja alternativë opozitare e pastër dhe reale në këto zgjedhje. Për këtë arsye, Sali Berisha dhe Edi Rama janë të shqetësuar dhe po tentojnë të mbajnë peng opozitën e vërtetë,” - shprehet Hasani, duke theksuar se Basha është lideri i vetëm që nuk ka bërë pazar me tranzicionin 34-vjeçar.

Sipas tij, Berisha dhe Rama kanë ndarë prej vitesh pushtetin për interesa personale, ndërsa shqiptarët janë lënë në varfëri dhe emigracioni ka marrë përmasa alarmante. “Në çdo lagje dhe fshat gjen vetëm pleq, sepse të rinjtë po largohen çdo ditë,” - vijon ai, duke bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor.

Hasani thekson se Berisha nuk ka më as mbështetjen e qytetarëve, as të ndërkombëtarëve, dhe as të opozitarëve të vërtetë. Ai e konsideron Koalicionin Euroatlantik si forcën politike që do të sfidojë establishmentin e vjetër dhe do t’i japë fund tranzicionit të pafundëm.

“Shqipëria ka nevojë ulëritëse për ndryshim! Koha për të mbajtur peng vendin ka marrë fund. Më 11 maj, shqiptarët kanë një zgjedhje të qartë: të ndëshkojnë me votë politikën e vjetër dhe të hapin një kapitull të ri për Shqipërinë. Votoni të ardhmen, votoni ndryshimin e vërtetë!” - përfundon Hasani.

Postimi i Hasanit:

Kandimi im për Koalicionin Euroatlantik në Shkodër dhe pse shqetësohet Berisha nga Lulzim Basha?

Kur na ndajnë 3 ditë nga regjistrimi i kandidatëve për deputet në KQZ dhe Koalicioni Euroatlantik ka qenë i pari që ka shpall një listë paraprake për qytetarët me personalitete dhe njerëz që gëzojnë respektin e shoqërisë, Sali Berisha i shqetësuar ka nisur sulmin ndaj Lulzim Bashës si i vetmi që e ka përballë si alternativë e vërtetë opozitare.

 Lulzim Basha një politikan i sprovuar, një personalitet i vërtet nuk mund të jetë pjesë e zinxhirit të rrangallave politike që Sali Berisha ka listuar në atë pseudo-koalicion të cilin e shet si risi dhe sukses me Gjuza dhe Jenisher dhe as me ata që gjasme nuk i janë bashkuar, por janë aksesorë të tij për të kryer shërbime të caktuara sikurse publiku i dëgjoi këto ditë!

Pse shqetesohet Sali Berisha nga lidershipi Basha?

I shqetësuar realisht nga impakti që Basha dhe Koalicioni Euroatlantik do të jetë në këto zgjedhje Sali Berisha ka nxituar të thotë se kjo forcë e re politike e krijuar në pritje të kthimit të vulës së grabitur, nuk ka vota.

E kush e thotë këtë, ai që u largua me mbi 1 milionë vota në 2013 për keqqeverisje, që u dërrmua në zgjedhje thellë nga Edi Rama e që të njëjtin fat pritet ta ketë sërish.

Sali Berisha, komunisti i certifikuar në vitin 1979 ka të drejtë të jetë i shqetësuar sepse po i bjerret pushteti politik. Edhe ata që i shkojnë pas të verbuar për faktin sepse në atë parti ai kultivoi kultin e individit, tashmë janë të bindur që me Sali Berishën ish-anëtarë partie, njeriun që nuk kërkon të lëshojë në PD nga 1991, nuk ka ta ardhme dhe nuk fitohen zgjedhjet.

Edhe vet Berisha e di që nuk do të fitojë. madje për këtë ai bëri dhe pakt me Ramën dhe tregues ishte miratimi i Kodit Zgjedhor, (përveç pazareve të tjera) duke mos i kushtëzuar kthimin e koalicioneve sikurse dhe miratuar listat e hapura, jetike për fitoren e opozitës.

Por, kur Berisha i ka fal pushtetin në tavolinë Edi Ramës, llogaritë nuk po i dalin siç duket të ketë kontroll në opozitë. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar se Rama-Berisha janë bashkë ndaj në zgjedhjet e 11 majit do të kërkojnë alternativat opozitare për t’i votuar si kundërvënie ndaj të keqes që ka kapluar Shqipërinë dhe rrëzimin e tranzicionit 34-vjeçarë.

E kjo alternativë është Lulzim Basha një lider i formuar në Perëndim që ka më vete demokratët dhe shqiptarët e ndershëm dhe jo servilët që mori me vete Sali Berisha i cili kultivoi kultin e individit të cilët duartrokasin njëlloj udhëheqësin komunist, sikurse vullnetarët e Enverit dhe patronazhistët e Ramës.

Sali Berisha, jo vetëm një anëtar i PPSH më tesër, por dhe me sjelljen e tij po tregon se është një komunist i farkëtuar mirë nga regjimi dhe i sjell enkas në PD për ta mbajtur peng. Edhe Ramiz Alia e hapin rrugën në PPSH, e Sali Berisha vazhdon të jetë ndoshta komunisti i fundit i tranzicionit që në këto zgjedhje do të pësojë një humbje po aq të rëndë sa në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit 2023.

Kjo do të jetë goditja përfundimtare që do ta çoj përfundimisht në pensionin e merituar të historisë ku as militantët e verbuar nuk do ta besojnë më, por do ta braktisin si një dështak dhe mashtrues dhe shërbëtor i regjimit të Edi Ramës.

Shqipëria nevojë ulëritëse për ndryshim?

Shqipëria ka nevojë ulëritëse për ndryshim. Shqiptarët janë mashtruar për Demokraci teksa trekëndëshi i Bermudës në politikën shqiptare Rama-Berisha-Meta kanë mbajtur peng të ardhmen, integrimin e vendit në familjen e madhe europiane, BE për interesat e tyre okulte.

Duke e mbajtur në këtë tranzicion të tejzgjatur në marrëveshje me njëri- tjetrin kanë vjedhur bashkë me tendera, koncesione apo dhe pasuritë e shqiptarëve sikurse ka ndodhur.

 Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor dhe pastrim të politikës nga krimi dhe “kriminelët” me kollare që realizuan shpopullimin më të madh në histori që as pushtuesi i huaj nuk ia kishte arritur kurrë në Shqipërinë tonë.

Ju bëj thirrje shqiptarëve të ndershëm që me votën në Shqipëri dhe Diasporë që me votën e tyre t’i japin goditjen përfundimtare trekëndëshit korruptivo-kriminale që vrau ta ardhmen e Shqipërisë. Secili nga ne duhet të mendoj për vendin e braktisur teksa në atë Shqipërinë e bukur po mbeten vetëm pensionistët dhe rinia po largohet nga sytë këmbët. Në çdo shtëpi, lagje e fshat gjen vetëm pleq!

Është koha t’i dalim zot Shqipërisë, të largojmë nga karriget politikanët që nuk kanë më çfarë të japin veçse po rezistojnë për të mbajtur interesat e tyre madje dhe në përplasje me drejtësinë dhe në paturpësi kërkojnë sërish të votohen!

Emigracioni është një plagë e madhe që po shkakton jo vetëm plakjen e shoqërisë në Shqipëri, por nëse vazhdohet me këto ritme, me këtë klasë politike, pse jo rrezikojmë dhe deri në zhdukje, nëse nuk reagojmë sot.

“Është më mirë vonë se kurrë”, - ndaj për të mos mbërritur tek kjo shprehje ftoj çdo bashkëqytetarë të zgjohemi nga gjumi ku i kanë detyruar neokomunistët gjatë këtyre 34 viteve dhe të votojmë të ardhmen për një Shqipëri me të vërtetë evropiane siç e ëndërruam në vitin 1990, jo atë që sot na kanë lënë Rama-Berisha-Meta që kanë mundësuar që ndanë për së gjalli prindër-fëmijë.

Si përfaqësuesi i Diasporës jam krenar të kandidoj në emër të Koalicionit Euroatlantik dhe është privilegj historik të jem krah Lulzim Bashës.

Ju siguroj se ky vendimi im është në sinkron dhe koordinim të plotë me partnerët tanë në Britani dhe botën demokratike në interes të një Shqipërie ku sundon ligji dhe drejtësia, ku nongratat nuk kanë vend dhe që të kontribuojë drejtpërdrejtë që SPAK në Shqipëri të sjellë drejtësi dhe të dërgojë pas hekurave të paprekshmit e politikës dhe krimit siç dhe po shihen çdo ditë duke trokitur në dyert e drejtësisë së re që po agon.

Ftoj bashkëqytetarët e mi në Britani të Madhe dhe çdo vend tjetër në Diasporë, sidomos ata të qarkut Shkodër ku dhe kam vendosur të kandidoj që votën e tyre ta japin për përfaqësuesit e Diasporës si shpresë për Atdheun, si politikë e re, si nevojë imediate për ndryshim.

Votoni kandidatët e Diasporës sepse ata as shiten dhe as blihen sepse karrierën e tyre e kanë ngritur me shumë mund dhe djersë të larguar me forcë nga ata që sot ju kërkojnë votën. Mos u mashtroni, por vetëm të ardhmen votoni!

SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË.