
Pakt të fshehtë me Ramën për Zgjedhjet 2025? Berisha: Është koha e bashkimit...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me aludimet se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama kishte një marrëveshje e fshehtë, që ai të marrë mandatin e 4 dhe opozitë përmes mosbindjes civile të justifikojë humbjen.
Sipas Berishës, ata që bëjnë këto deklarata janë “papagaj që marrin një copë ushqimi nga Rama”.
“Papagaj të Edi Ramës, thjesht papagaj të Ramës. Unë kam bindjen se shqiptarët tashme e kanë kuptuar se çfarë janë këta. Thjesht, papagaj të atij që u hedh nga një copë ushqim në kafaz, asgjë tjetër.
Është koha e bashkimit me të gjithë opozitarët. Unë e kuptoj se sot ka njerëz të lodhur dhe rraskapitur sepse kanë pritur 11 vite. Ka një problem, këta qytetarë duhet të kuptojnë se ne jemi në diktaturë dhe diktaturat me votë nuk largohen, por me lëvizje të fuqishme popullore që krijon kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. I garantoj se kjo kalbësirë mafioze që qeveris Shqipërinë do ketë rezultatin që pati Partia e Punës në vitin 1992.”- tha Berisha.

Berisha tregoi se është “non grata”, edhe në Gjermani
ide

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

Fondet e huaja dhe pala shqiptare
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128