Pas "tërmetit" me listat, Berisha i rikthehet diversitetit: Duhet çdo fluks pozitar, pavarësisht se më shajnë mua!

14 Mars 2025, 11:26 / POLITIKË ALFA PRESS
Pas "tërmetit" me listat, Berisha i rikthehet diversitetit: Duhet

Sali Berisha në ditën e Verës ka shkuar në qytetin e Elbasanit ku sëbashku me kandidatët për deputetë të PD, ka uruar festën por edhe ka komentuar situatën e forcës që drejton pas "tërmetit" që shkaktoi lista e kandidatëve për deputet. Kreu i PD ka thënë se lista e tyre është më e mire se ajo e Ramës, ku ka njerëz të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Gjithsesi ai ka bërë thirrje që ti mëshohet "diversitetit" dhe ti shtrihet dora çdo fluksi opozitar, pavarësisht se shajnë atë.

"Së pari, do bëni gjithçka të bashkoni çdo fluks opozitar.

Do i shtrini dorën çdo opozitari.

Do të pranoni bashkimin në diversitet.

Bashkimi në diversitet është prova e tolerancës, është lakmusi për një demokrat, për një njeri që u qëndron vlerave demokratike.

Unë u them ju, janë ftuar të gjitha këto partitë, pavarësisht se ka prej tyre që nga mëngjesi deri në darkë flasin Sali Berisha, Sali Berisha.

Urdhëroni u thashë unë, mbani atë mendim për Sali Berishën, por hajde të rrëzojmë Edi Ramën. Nuk më prish punë pse e keni atë obsesion. Të largojmë këtë të keqe që po e shaktërron Sqipërimë.

Ndaj do të përpiqeni të tërhiqni me vete, do përpiqni të bindni çdo person që do të jetë opozitar dhe e konsideron largimin e Edi Ramës nga pushteti si shpëtimin e Shqipërisë", tha mes të tjerave Berisha./Alfapress.al

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128