
‘PD, nuk më dha mundësinë e listave të hapura’/ Sula: PD rrezikon mandatin e pestë në Elbasan. Lapaj ka humbur shansin politik me mua

I lënë jashtë listës së PD, por I kërkuar nga forcat e reja Dash Sula u shpreh se pas primareve është kontaktuar nga Noka. Sula u shpreh se PD nuk I dha mundësinë të ishte në lista të hapura dhe se në zgjedhjet e majit PD nuk do të marrë mandatin e gjashtë në Elbasan.
“Jam i vetmi deputet i PD i cili ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese në korrik të 2024. Unë jam për lista të hapura. Nuk ma dhanë mundësinë për të qenë në listë të hapur. Zero! Prej një jave kam tentuar të komunikojë me Berishën. Asnjë drejtues i PD nuk më kanë kontaktuar. Ku drejtues të tjerë i ka takuar, ndërsa mua zero kontakt. Me budallikun tim, në datë 13 ka komunikuar zoti Noka. Më ka telefonuar dhe më ka dhënë se duam të vazhdojmë në listat të hapura dhe unë me atë inat i thashë PO. Kushti ishte që një person të tërhiqej dhe unë ju garantoj që o do humbja me 500 vota përballë PS, dhe sot ato do humbin me 2000-3000 vota. Mandati i gjashtë nuk merret. Ku komunikim ka qenë deri ditën e hënë.
Cunat e rinj kanë mësuar hilet pa nisur mirë, përvec Endri Shabanit. Më kërkuan 5 fondacione politike, përjashtuar Agron Shehaj. Lapaj ka humbur shansin politik që mandatin e parë ta merrnin në Elbasan.”

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128