
Primaret në PD zhgënjyese për gratë/ Zonjat më pak të votuara nga Orjela Nebiaj, Floriana Garo tek Silvi Bardhi

Një nga befasitë e rezultatit zyrtar të primareve në Partinë Demokratike është mbështetja e ulët për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie.
Nëse ish gjyqtari Gjin Gjoni dhe çuni i Fahri Balliut rezultojnë më të votuarit në Lezhë dhe Tiranë, deputetet Orjela Nebiaj dhe Sorina Koti nuk duhet të jenë pjesë e listës së 11 majit, pasi njëra ka marrë vetëm 47 vota në Tiranë, ndërsa tjetra 42 vota në Korçë.
Koordinatorja për Mediat dhe Komunikim në Partinë Demokratike Silvi Bardhi ka marrë vetëm 42 vota në Elbasan, ndërsa zëdhënësja e Berishës Floriana Garo doli me 32 vota në Durrës.
Në Tiranë janë ndëshkuar nga baza e PD edhe Fjoralba Dizdari, Mirela Tabaku, Amanda Zeqiri dhe Edit Harxhi.
Nëse Sali Berisha do të respektojë vullnetin e bazës së PD, siç edhe ka premtuar që kur rrëzoi Lulzim Bashën, këto gra dhe vajza, me shumë gjasa nuk do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Numri i votave
Floriana Garo, 32 vota (Durrës)
Orjela Nebiaj, 47 vota (Tiranë)
Silvi Bardhi 42 vota (Elbasan)
Sorina Koti, 42 vota (Korçë)
Fjoralba Dizdari, 76 vota (Tiranë)
Alesia Balliu, 85 vota (Elbasan)
Mirela Tabaku, 29 vota (Tiranë)
Amanda Zeqiri, 13 vota (Tiranë)
Ledinë Mandija, 29 vota (Shkodër)
Izmira Rusi, 83 vota (Shkodër)
Senada Mehmeti, 27 vota (Shkodër)
Edit Harxhi, 146 vota (Tiranë)
Enkelejda Sallaku, 37 vota (Tiranë)

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128