Rama dhe Xhaçka marrin atributet e Senatit amerikan, si kryeministi po gëzon për ikjen e Yuri Kim

8 Dhjetor 2022, 19:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama dhe Xhaçka marrin atributet e Senatit amerikan, si kryeministi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri sot një njoftim të pazakontë, duke bërë të ditur se kanë nisur procedurat për largimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. 

Tingëllon e çuditshme, por gjithçka është bërë nga një institucion shqiptar dhe jo nga përfaqësia diplomatike e SHBA në Tiranë, apo nga Departamenti i Shtetit.

Madje Ministria e Jashtme nëpërmjet postimit në Twitter thotë se di edhe kush do të vijë ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, por që nuk ia thotë emrin për shkak se nuk ua lejon procedura. 

Pra, deri në këtë moment Rama dhe Xhaçka kanë marrë atributet e Kongresit e Senatit amerikan ku kalojnë procedurat e DASH që bën emërimin. 

Të gjitha të dhënat flasin se Yuri Kim po largohet nga Edi Rama. 

Përplasjet e Ramës me ambasadoren amerikane janë të hershme tashmë dhe lufta mes tyre nisi për kreun e ri të SPAK. 

Rama dhe Xhaçka marrin atributet e Senatit amerikan, si kryeministi

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128