
Rama e kritikoi për punën e dobët, Veliaj mundohet të justifikohet: Në Tiranës voton 1/3 e popullsisë së vendit

Dje në Asamblenë Kombëtare me dyer të mbyllura u mësua se kryesocialisti Edi Rama kishte kritikuar ashpër kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Shkaku i kritikave dhe sulmeve të Ramës ndaj Erion Veliajt ishte analiza e punës së këtij të fundit në qarkun e Tiranës.
Por gjatë një interviste për News24, Veliaj duke u munduar të justifikohet u shpreh se trendi i Tiranës edhe si peshë politike do të vijë në rritje e sipër, ndërkohë që 1/3 e deputetëve në Parlament janë nga qarku i Tiranës.
Ai shtoi se ka disa pjesë që duhen ndryshuar në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.
“Si partia më e madhe qeverisëse, kjo është një parti që kalitet. Kemi kaluar në sitë të gjithë organizatat e partisë. Në qarkun e Tiranës voton 1/3 e popullsisë së vendit, 1/3 e Parlamentit të Shqipërisë do të jenë në qarkun e Tiranës, përgjegjësia jonë është më e madhe. Trendi i Tiranës edhe si peshë politike do të vijë në rritje e sipër.
Siç e parashtrova para asamblesë je, ka disa pika ku duhet të nbëjmë disa korrigjime që të jemi gati për 2025.
Nuk diskutojmë fitoren por cilësinë dhe sasinë e saj”, tha Veliaj.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128