Rama: Në listën e PD përjashtim bën vetëm një zonjë deputete, kam respekt. Të tjerët janë ‘bir Selmani i nënës..

26 Mars 2025, 18:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama: Në listën e PD përjashtim bën vetëm një

Kryeministri Edi Rama teksa foli për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, bëri përjashtim një grua deputete aktuale e parlamentit. Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai tha se ka respekt.

Ndërsa të tjerët -tha ai- janë bir Selmani i nënës kë të qaj më parë.

“Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale.

Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë.

Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër”, tha Rama.

Kreu i qeverise u shpreh se ‘pa pikë turpi kerkojnë vota për Shkodren Madheshtore”.

“Pa pikë trupi këta duan vota për Shkodrën Madhështore.

Por cila është Shkodra madhështore e tyre, sepse s’kemi as Jozefinën këtu se e kanë marrë e kanë mbyllur në burgun e listës së mbyllur të Tiranës”,deklaroi Rama.

Rama ironizoi programin e PD për zgjedhjet, duke e cilësuar si një program me ‘qofte e pica’.

“Edhe për atë programin me qofte e pica, gjithë llojet e tavave të dheut, që në 12 Maj do të shtrohen në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do të mbushet Shkodra, i thashë Benetit se duhet me pastruar trotuaret se bo vaki fiton këneta, dhe do mbushen trotuaret me tava dheu, krap, ngjala, vezë e qofte.”, tha Rama.