Rama takim në Presidencë, ja çështjet që diskutoi me Kreun e Shtetit

17 Mars 2023, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama takim në Presidencë, ja çështjet që diskutoi me

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një vizitë në Presidencë, ku zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj.

Në këtë takim janë prekur disa çështje të veçanta që kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucionit të Presidencës. Një nga ato është dhe çështja e detit.

Shqipëria është në një moment të përcaktimit të kufirit detar me shtetin grek për çështjen e Jonit, dhe është rënë dakord që çështja do shqyrtohet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Mes të tjerash një tjetër temë janë dhe emërimet e përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë në vendet e juaja. Janë një numër i konsiderueshëm ambasadorësh shqiptarë që ose i ka mbaruar mandati, ose kanë dalë në pension edhe dekretimet behen nga Presidenti.

Kujtojmë se Rama takimin e fundit me Begajn e ka pasur më 6 janar.

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128