Sa kushtoi LaCivita? Berisha vijon të fshehë vlerën e kontratës: Unë s’kam shpenzuar asnjë qindarkë

Edhe për pak kohë, Sali Berisha kërkon ta mbajë të fshehtë se sa kushtuar kontrata për lobistin amerikan, Chris LaCivita, i cili me ‘strategjinë’ e tij, dështoi ta rikthejë në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Para SPAK, nga ku u paraqit për aferën Partizani, kreu i PD iu shmang pyetjeve që gazetarët i drejtuan për të mësuar se sa ka qenë fatura e kripur që i ka marrë PD-së arkitekti i fitores së Donald Trump.
Ish-kryeministri thotë se nuk shpenzuar asnjë qindarkë nga xhepi i tij, pasi si kryetar fushatën elektorale ia ka mbuluar PD.
“Nuk them që s’kam deklaruar. Deputetët po deklarojnë shpenzimet personale, sepse nga deputetët që kanë bërë fushata janë detyruar kanë shpenzuar me dhjetarë, qindra, mijëra euro. Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë, është bërë nga PD”, tha Berisha për gazetarët.
Por, insistimit të gazetarëve, Berisha iu shmang sërish duke thënë se për momentin KQZ u ka dërguar formularë vetëm deputetëve, të cilët kanë nisur me deklarimet.
“Gazetarja: Kur do e bëni publike faturën që i keni paguar LaCivita?
Berisha: PD ka një ligj që përcakton afatin ligjor kur PD do deklarojë shpenzimet. PD do ti deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji, këtë nuk të them. KQZ ka shpërndarë formularë për deputetë për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë, kanë një afat ligjor.
Por, gjithsesi shifra e kontratës nuk mund të mbetet sekret. PD ka afat ta deklarojë në KQZ deri në 60 ditë pasi Kolegji Zgjedhor të vendosë përfundimisht për rezultatin e 11 majit, pasi PD pritet të ankimojë vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128