
Sazani & Zvërneci/ Grenell, miku i Serbisë, investitor në Shqipëri

Afera e investimit të dhëndërrit të Trump, Jared Kushner dhe partentit të tij, ambasadorit Grenell vazhdon të bëjë jehonë në shtypin ndërkombëtar. Këtë herë është rrjeti ALJAZEERA që i ka kushtuar një investigim të gjatë mënyrës okulte se si dy njerëzit pranë Trump, do ndërtojnë me mbështetjen e Vuçiçit dy kulla në qendër të Beogradit, aty ku gjendej godina e bombarduar nga NATO.
Por ajo që na intereson ne në Shqipëri është portretizimi që i bëhet dy investitorëve lobistë, që kërkojnë të marrin edhe Zvërnecin dhe Sazanin. Mbi të gjitha Richard Grenell përshkruhet si ‘miku i Serbisë’.
“Kushner po punon ngushtë me Richard Grenell, i cili dikur ishte i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin gjatë epokës së Trump. Mbështetja e tij për autokracinë e Aleksandar Vuçiçit ishte më se e dukshme dhe shumëkush besonte se ai ishte paguar për një gjë të tillë. Në shkurt të vitit të kaluar ai mori një dekoratë nga Vuçiçi dhe u shpall “mik i vërtetë i Serbisë”. A nënkupton “miqësia e vërtetë” kthimin e shpërblimit?-pyet ALJAZEERA.
Në fakt, konsatatimi është i drejtë. Grenell nuk është vetëm “miku i Serbisë”, por mbi të gjitha është akuzuar se është përfshirë në aventurën e ndarjes së Kosovës dhe nga ana tjetër, pas krimit terrorrist në Banjskë, në një intervistë për mediat shqiptare, ai doli hapur në krah të serbëve të shtypur në Kosovë.
Edhe Kushner nga ana tjetër është përmendur në vitin 2018 nga gazeta franceze Le Monde si dhëndrri dhe këshilltari i Trump-it i cili dha ganranci për shkembimin e territoreve.
Pikërsht për këto lidhje e përditshmja gjrmane e referencës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kujtoi rolin kyç, që ish diplomati pro serb, i afërt me familjen Trump ka luajtur gjashtë vite më parë. “Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pasur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, nënvizohej në artikull.
“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim territoresh’, veriu i Kosovës do t’i kishte takuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.
Artikulli shtonte se marrëdhëniet e mira për paktet familjare të biznesit me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara, mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiçit për të ringjallur planin e tyre origjinal.
“Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij”.
Për të tilla motive është motivuar edhe Edi Rama për të sjellë me petkun e investitorit në Shqipëri binomin Kushner-Grenell. Por ndërkohë që në shtypin botëror, ashtu sikurse kanë bërë Aljazera, New York Times, Newsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung, ka plasur debati lidhur me konfiktin e mundshëm të interesit, tek ne i bien me zell daulleve të projekteve amerikane.
-
Ngjarja e javës ishte vizita e Tod Robinson në SPAK
22 Mars, 19:32 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128