Shqipëria përmbytet çdo vit, Balluku bën krahasime me kohën e Berishës

23 Nëntor 2022, 07:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Shqipëria përmbytet çdo vit, Balluku bën krahasime me

Komisioni i Posaçëm të Trajtimit të Plotave u mblodh nën drejtimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka folur mbi situatën e përmbytjeve në vend dhe sigurinë e digave dhe të kaskadës në lumin Drin ku ndër të tjera ka bërë dhe krahasimet e siuatës me atë në vitin 2010 duke thënë se në kohën e Berishës shkarkimet e digave ishin 107% ndërsa tani kanë qenë në nivelin 40%. Sipas saj, në vitin 2010 sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër ka qenë 14 280 ha ndërsa sot janë 16 85 ha.

Shkarkimet e ujit kanë qenë në nivelin 40% ndërsa në vitin 2010 shkarkimet ishin 107%. Një shkarkim kriminal, ndërsa sot shkarkimet kryhen në mënyrë të kontrolluar dhe janë shkarkuar vetëm 40% e prurjeve. Kjo është diferenca mes atyre dje dhe neve sot”, tha Balluku.
Balluku theksoi se ndërtimi i digave gjithashtu ka sjell mbrojtjen e popullatës nga prurjet e vrullshme të ujit nga lumenj dhe përrenjtë në zonat veriore të vendit, teksa solli në vëmendje krahasimin se në 2010 prurjet arritën në 3 200 m3 ku u shënuan dhe përmbytjet më masive në të gjithë rajonin e Shkodrës ndërsa sot prurjet janë 4 mijë m3 dhe shkarkimet qëndrojnë në raportet 107% me 40%. 7% më shumë prurje këtë vit dhe vetëm 40% shkarkime.

Reshjet e dendura të shirave në ditët e fundit shkaktuan probleme në disa qarqe të vendit, e kryesisht situata ishte me problematike në Shkodër dhe në Lezhë, ku mijëra hektarë tokë ishin nën ujë, ndërsa disa familja u evakuuan.

Balluku tha se shkarkimet për ruajtjen e digave kanë pasur ndikim shumë të vogël në përmbytjen e Shkodrës dhe Lezhës, zonat më të prekura, ndërsa sipas saj shkaktari kryesor i përmbytjeve ka qenë fryrja e lumenjve Oraca, Kiri dhe Bunës që kanë sjellë edhe përmbytjen e zonave bujqësore.

 

Po ndodh...

ide