Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK

9 Dhjetor 2024, 21:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e

Shpallja e Altin Dumanit si kampion i luftës ndaj antikorrupsionit u diskutua këtë mbrëmje në '5 Pyetjet me Babaramon'.  

Kreshnik Spahiu e cilësoi mbështetjen e SHBA-së ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani, si një përforcim të qartë të pozicionit amerikan ndaj institucionit.

Ai vlerësoi lavdërimin si një mesazh mbështetjeje, por shprehu skepticizëm mbi rolin e Ramës në promovimin e Dumanit, duke rikujtuar përplasjet e mëparshme mes Ramës dhe SHBA-së mbi emërimin e tij.

'Ndaj të njëjtin mendim se është fletë lavdërimi. Megjithatë ndahen në disa kategori. Varet kush ta jep. Jam skeptik në pjesën se kush janë iniciatorët dhe promovimit të fletës. Zoti Blinken, u përpoq për të argumentuar motivin dhe thelbi mendoj i motivimit apo argumentet është që nuk është thjesht një promovim amerikane, por i bazuar mbi popullaritetin që institucionit të Dumanit në Shqipëri. Ajo çka lexoj, ky është një përforcim i pozicionit amerikan ndaj SPAK. Jam kundërshtar i Ramës siç e kam kundërshtuar përplasjen e Ramës me amerikanët dhe Yuri Kim që insistonte për emërimin e Dumanit dhe Rama e kundërshtonte sepse nuk e donte si kryetar të SPAK. e shoh me kundërshtim që fleta e lavdërimit vjen nga Rama.'

 

Po ndodh...