“T’i vënë gishtin kokës”, Basha: Ata që mbjellin ndasi, të shohin përreth dhe të kuptojnë pse rruga e tyre po merr fund

9 Mars 2025, 17:29 / POLITIKË ALFA PRESS

“T’i vënë gishtin kokës”, Basha: Ata që

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ndarë një tjetër video nga takimi me grate dhe vajzat e kryeqytetit, ku thekson respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre në shoqëri.

Ai e cilëson si forcë, mençuri dhe kurajë udhëheqjen e grave dhe vajzave, ndërsa shtoi se ata që mbjellin ndasi në shoqëri do të shohin fundin e rrugës së tyre.

Basha u shpreh se sulmet ndaj tij vijnë kryesisht nga xhelozia e disa burrave, pasi mbështetja ndaj tij vjen nga bashkëpunëtorë të nderuar dhe kryesisht zonjat anembanë Shqipërisë.

Ai gjithashtu paralajmëron se ata që janë në rrugë të gabuar do të përballen me fundin e tyre më 11 maj.

Postimi i Lulzim Bashës:

Respekti dhe mirënjohja për gratë që na udhëheqin me forcë, mençuri dhe kurajë! Ata që mbjellin ndasi, le të shohin përreth dhe të kuptojnë pse rruga e tyre po merr fund

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të gjithë ato sulme që bëhen, thonë të sulmojnë për modelin e demokracisë që përfaqëson, për modelin e ri, të kësaj, të asaj. Dikush më tha e di pse të sulmojnë? Në veçanti ata burrat, të sulmojnë ata që janë xheloz sepse pas këtyre ngjarjeve, gratë më të mira edhe më të bukura erdhën me ty. Është fakt që mua më lexohet në fytyrë, apo jo? Pse më lexohet në fytyrë? Sepse jam i nderuar me gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, kolegët, qytetarët. Por më i nderuar dhe më i respektuar dhe më i lumtur jam me zonjat, me gratë që kemi këtu dhe anembanë Shqipërisë. Kështu që shihni dhe shkruani, juve që u nxin surrati më 8 mars dhe çdo ditë të vitit, edhe shikoni edhe fytyrën e grave që ju rrethojnë dhe vijini gishtin mendjes, pse i keni gratë e mërzitura? Se jeni në rrugën e gabuar. Rrugë që do t’ju marrë fund më 11 maj.