“Vendimi për vulën skandaloz”/ Basha: Tango Rama-Berisha, për të penguar alternativën. Ne jemi të përqëndruar te oferta për shqiptarët

18 Qershor 2024, 18:05 / POLITIKË ALFA PRESS

“Vendimi për vulën skandaloz”/ Basha: Tango Rama-Berisha,
Në një intervistë në Report Tv, Lulzim Basha, është shprehur se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ishte skandaloz. Sipas tij, arsyeja është se la në fuqi vendimin e Zhukrit, gjyqtar ky që është shkarkuar nga Vettingu dhe e dyta sepse një grup njerëzisht kontestuan kryetarin në parti, ndërsa kryetari nuk paska të drejtë të përfaqësohet në gjykatë. Për këtë tha se do të ndiqet rruga ligjore.

Këto janë dëshirat e atyre që provohen në gabim sa herë që shpërndajnë këto gënjeshtra, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aty, kanë qenë në tre vitet e fundit në raport me situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe për këtë mjafton njoftimi i përsëritur zyrtar i cili e thotë fare qartë: qëndrimi në raport me zotin Berisha, qëndrimi në raport me ata që bashkëpunojnë me non gratat, qëndrimi në raport me forcave euroatlantike, mbështetjen ndaj forcave euroatlantike dhe natyrisht që për ta korrupsioni nuk është thjesht një problem, por është një aspekt i sigurisë së tyre kombëtare. Korrupsioni kudo pra, në veçanti në vendet aleate, trajtohet si një problem i sigurisë kombëtare të SHBA.

Ndërsa në raport me mua, me Partinë Demokratike, me shqiptarët, pyetja që shtrohet është që si ka mundësi që pasi gjykata e lartë, meqë më pyete për vendimin, është një vendim skandaloz. Ne sigurisht do t’i përmbahemi mosetiketimit të gjyqtarëve siç e kanë zakon kundërshtarët tanë madje dhe para gjyqit. Pse është skandaloz? Ka mbajtur në fuqi vendimin e një gjyqtari tashmë të shkarkuar nga Vettingu, Zhukrit të famshëm, i cili me dy fjalë shqiptarëve u thotë që kur një grup njerëzish kontestojnë kryetarin e partisë në parti, kryetari nuk ka të drejtë të përfaqësohet në gjykatë. E kuptoni sa paradoksale është. Pra, për ta çuar tek shqiptarët, kur dikush të futet në shtëpi dhe të thotë ti nuk je i zoti i shtëpisë dhe jam unë i zoti i shtëpisë, ti që je ulur në atë shtëpi nuk ke të drejtë të shkosh as në gjykatë, të përfaqësohesh në gjykatë. Pra, qartësisht kjo është ajo që quhet një spërdredhje, një manipulim skandaloz i ligjit. Ne do ndjekim rrugën që kemi paralajmëruar” – tha Basha.

Basha më tej tha se situata politika është kthyer në trajtat e një loje, ku protagonistët janë kryeministri dhe ish kryeministri. Sipas tij, kryeministri ndihmon ish kryeministrin që të jetë faktori kryesor në opozitë dhe kështu Rama qeverisë i pashqetësuar.

Kjo tashmë ka marrë trajtat e një loje. Një loje e dy protagonistëve tashmë, kryeministrin dhe ish kryeministrin. Kryeministri nuk ka asgjë çfarë t’u thotë shqiptarëve, ndaj ka krijuar këtë mekanizëm, ka investuar në këtë mekanitzëm gjithçka. Mos të harrojmë mbështetjen që i ka dhënë zoti Berisha që nga 2021 e deri tani, sallat e kryetarëve të bashkive socialistë, mbështetjen e oligarkëve shqiptarë, mbështetjen e mediave aty ku i kontrollon ai, Jo se i ha barku për Sali Berishën, por duke e mbajtur Sali Berishën në diskursin e vetëm në opozitën shqiptare, ai siguron fare qetësisht vazhdimësinë e pushtetit të tij dhe të pushtetit dhe pushtetin e tij të patrazuar. Njerëzit kanë nevojë që opozita t’iu flasë për hallet dhe problemet e tyre, kanë nevojë jo vetëm t’u ngrejë zërin, por t’iu ofrojë alternativë dhe zgjidhje. Në vend të kësaj, me ndihmën e Sali Berishës, Edi Rama e mban debatin aty dhe vetëm aty. Njerëzit kanë nevojë për alternativë dhe zgjidhje. Me ndihmën e Berishës, Rama e mban debatin aty. Berisha mjaftohet të njihet nga Rama si kundër part. Vijon prej 2008” – u shpreh Basha.

Më tej Basha tha se qytetarët kanë nevojë për alternativë dhe zgjidhje dhe për këtë programi i PD i shpalosur në 1 qershor, i cili në qendër të tij ka mbështetjen për SPAK dhe drejtësiëë.

Më 1 qershor shpalosëm alternativën duke kthyer PD në qëndrën e djathtë. Programi ynë antikorrupsion, e vetmja forcë që mbështet SPAK dhe drejtësinë. Kthimi i KLSH në një gjykatë auditi me vendime ekzekutive. Me krijimin e njësisë për kthimin e pasurisë së vjedhura shqiptarëve. Në vend që të flasim për problemet ne flasim nga mëngjesi në darkë për Berishën.

Gjykata ka folur, ne nuk kemi luftë për logo, karrige, vulë. Dikush tjetër ka këtë luftë, sepse nuk ka për ça të luftojë tjetër, për të mbrojtur familjen. Edi Ramën e mban në lojë kjo tango për Sali Berishën. Pse të mos më pyesësh për programin tonë. Sepse debatin publik Rama me ndihmën e Berishës do ta mbajë te kjo tango, vula logo. Nuk ka shpresë për të ardhmen e shqiptarëve. Debatin e logos e kemi refuzuar para 11 qershorit, e refuzojmë sot” – tha Basha.