VIDEO/ “7X7=313” bëhet hit në klubet e natës në Tiranë-Thirrja e Bashës për shokët e Ramës në burg, frymëzon edhe artistët

31 Mars 2025, 13:10 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ “7X7=313” bëhet hit në klubet e natës në

Thirrja ironike e Lulzim Bashës “7x7=313”, drejtuar Edi Ramës për shokët e tij të përfshirë në korrupsion, ka kaluar nga politika në ritmin e natës. Në një nga klubet më të frekuentuara të Tiranës, një këngëtar e riktheu me humor këtë mesazh gjatë performancës live:
“Si është ajo Ramë? 7x7?!” – dëgjohet në lokal.

Fraza tashmë po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe është kthyer në një simbol të revoltës rinore dhe ironi ndaj pushtetit të korruptuar. “7x7=313” po bëhet më shumë se një slogan – është një kod i ri që përçon një mesazh të qartë: drejtësia duhet të funksionojë për të gjithë, edhe për “shokët e Ramës”.
Në fushatën e tij, Basha ka përsëritur se nuk ka integrim me BE pa ndëshkim për korrupsionin, dhe se SPAK-u duhet të çojë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë shpërdoruar taksat e qytetarëve. Tani, duket se ky mesazh ka gjetur jehonë edhe jashtë politikës.



Po ndodh...