Portugalia ndalon me ligj mbulimin e fytyrës në publik
Portugalia ka miratuar ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës në hapësirat publike, pasi Presidenti Antonio José Seguro nënshkroi ligjin e propozuar fillimisht nga partia e djathtë Chega.
Presidenti portugez tha se vendimi lidhet me integrimin social, mosdiskriminimin dhe sigurinë publike, duke argumentuar se identifikimi dhe komunikimi përmes fytyrës janë pjesë e bashkëjetesës në shoqërinë portugeze.
Sipas presidencës, ligji është në përputhje edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për kufizimet ndaj mbulimit të fytyrës.
Seguro theksoi gjithashtu se një mbulim që fsheh tërësisht fytyrën vetëm të grave krijon, një pabarazi që bie ndesh me parimin e barazisë mes burrave dhe grave.
Megjithatë, vendimi ka shkaktuar kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut. Amnesty International Portugal e ka cilësuar ligjin diskriminues, duke argumentuar se ai cenon të drejtat e grave myslimane që zgjedhin të mbulojnë fytyrën.
Me këtë vendim, Portugalia i bashkohet një grupi vendesh evropiane, përfshirë Francën, Belgjikën, Austrinë, Danimarkën dhe Holandën, që kanë vendosur kufizime të plota ose të pjesshme për mbulimin e fytyrës në ambiente publike.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
Shqipëria nuk ka nevojë për shtete fetare
Intelekrualëve u kanë prerë kordat e zërit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128