Tragjedi në minierën e arit, shembet dheu dhe varros mbi 100 persona të gjallë në Kamerun

19 August 2026, 22:28 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedi në minierën e arit, shembet dheu dhe varros mbi 100 persona

Të paktën 100 persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një pjese të një miniere ari të improvizuar në zonën e Zaboye, në perëndim të Republikës Qendrore Afrikane, pranë kufirit me Kamerunin.

Ngjarja tragjike ndodhi të martën, rreth orës 14:00 me kohën lokale. Sipas burimeve lokale, një pjesë e minierës u shemb, duke zënë poshtë dhjetëra minatorë dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë.

Menjëherë pas shembjes nisën operacionet e kërkim-shpëtimit. Ekipet në terren po punojnë për nxjerrjen e personave që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Bilanci i viktimave mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Raportimet fillestare flisnin për 33 persona të vdekur, ndërsa burime lokale e kanë çuar më pas numrin në të paktën 100 viktima.

Minierat artizanale të arit në këtë zonë karakterizohen nga kushte të vështira pune dhe mungesë të standardeve të sigurisë, çka rrit ndjeshëm rrezikun për shembje dhe aksidente.

Autoritetet pritet të publikojnë të dhëna të reja mbi numrin e viktimave dhe personave të shpëtuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

 

Po ndodh...