“Shtëpia ime larg shtëpisë”/ Richard Grenell përmbyll pushimet në Shqipëri dhe zbulon vendin e preferuar në Vlorë
Pas afro dy javësh në Shqipëri, Richard Grenell, një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump, ka përmbyllur pushimet e tij në jugun e vendit, duke shijuar perëndimin e diellit nga Marina Bay në Vlorë.
“Vlora, Shqipëria është magjike dhe nuk mund të them mjaftueshëm për shtëpinë time larg shtëpisë - Marina Bay në Vlorë. (Duhet të theksoj se askush nuk më paguan për ta thënë këtë - por Marina Bay është një perlë.) Është i përballueshëm, por luksoz. Mund të jetë relaksues ose një skenë natën vonë (ka një kazino!)... çfarëdo që të dëshironi. I bëra të gjitha këto foto dhe video vetë, krejtësisht të paplanifikuara dhe pa skenar. Besmir - do të më mungosh ti dhe ekipi yt. Por me siguri do të të shoh përsëri së shpejti” shkroi Richard Grenell në postimin e ndarë pasditen e sotme në faqen e tij të Instagramit.
Njëjtë si një vit më parë, edhe këtë verë emri i Richard Grenell u lidh sërish me rivierën shqiptare. Një prej njerëzve më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump duket se e ka kthyer tashmë në traditë kalimin e pushimeve verore në brigjet mahnitëse të jugut të Shqipërisë.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128