Protestuesit rrethojnë Kuvendin e Kosovës: Asnjë deputet të mos dalë pa miratuar ligjin për Dhomat e Specializuara

5 October 2026, 10:18 / KOSOVA ALFA PRESS

Protestuesit rrethojnë Kuvendin e Kosovës: Asnjë deputet të

Protestuesit kanë rrethuar hapësirat e objektit të Kuvendit të Kosovës me kërkesën për aprovimin e projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

 Ata kanë thënë që “asnjë deputet nuk mund të dalë pa aprovuar ligjin”. Seanca e jashtëzakonshme që në rend dite ka pikërisht këtë projektligj, parashihej të niste në orën 09:00, por nuk ka filluar ende.

Protestës tashmë i janë bashkuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka thënë që nëse nuk votohet ligji, do të përshkallëzohet protesta.

 

Po ndodh...