Nga QSUT në krye të AMVV-së, Anxhela Paparizo merr drejtimin e institucionit

Anxhela Paparizo do të emërohet Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV).
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, Paparizo vjen në këtë detyrë pas një eksperience më shumë se 20-vjeçare në administratën vendore, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada. Gjatë karrierës së saj ka mbajtur role drejtuese në administratën vendore, përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe atë të Burlingtonit, në Ontario.
Deri në mesin e këtij viti ajo mbajti rolin e drejtoreshës së QSUT. Paparizo është vlerësuar edhe me çmimin “Elitë e Gruas Shqiptare në Botë”. Ajo pason në këtë funksion Stiljan Llavdanitin, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të komanduar të AMVV-së.
Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore është institucioni që mbështet procesin e decentralizimit dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, në përputhje me politikat dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Me emërimin e Paparizos, drejtimi i AMVV-së kalon tashmë në një mandat të ri, ndërsa pritet që paraditen e sotme të bëhen publike edhe prioritetet e saj në drejtimin e institucionit./TCH
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
