E rëndë në Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj godet me grusht efektivin e Policisë

4 October 2026, 22:29 / AKTUALITET ALFA PRESS
E rëndë në Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës Elisabeta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Durrës, ku një efektiv policie është dhunuar nga dy 18-vjeçar, njëri prej tyre djali in i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të Durrësit, ku A. Mataj, së bashku me bashkëmoshatarin e tij, shtetasin D. B., dyshohet se kanë goditur me grushte efektivin 25-vjeçar D. Hallaci. Në momentin e konfliktit, efektivi mësohet se ka qenë jashtë shërbimit.

Ende nuk dihen motivet që kanë çuar në përplasjen mes të rinjve. Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, që të japi më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Kujtojmë se Elisabeta Mataj u vu nën hetim pas dyshimeve për përvetësimin e fondeve që ishin të destinuara për shërbimet e pagesave në degët postare të Shijakut dhe Krujës. Çështja u bë publike në korrik, kur kontrollet e brendshme të Postës Shqiptare zbuluan mospërputhje në administrimin e fondeve.

Në gusht për Matajn u caktua arrest me burg. Pas afro një muaj, më 25 shtator, gjykata e Durrësit ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj duke e çuar në arrest shtëpie, ndërsa vijon hetimi për zhdukjen e rreth 69 milionë lekëve.

Po ndodh...