Liga e Kombeve/ Dramë në “Fadil Vokrri”, Austria i mohon fitoren Kosovës në fundin e takimit

4 October 2026, 20:20 / SPORT ALFA PRESS
Liga e Kombeve/ Dramë në “Fadil Vokrri”, Austria i mohon

Kosova nuk ka shkuar përtej barazimit 1-1 ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët ishin shumë pranë një fitoreje të rëndësishme, por goli i pësuar në minutën e 85-të u mohoi tri pikët përballë një prej kundërshtarëve kryesorë në grup.

Pas një pjese të parë pa gola, Kosova arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 70-të.

Ishte Fisnik Asllani ai që dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Edon Zhegrovës, duke ndezur shpresat për një fitore në këtë përballje.

Megjithatë, kur gjithçka dukej se po shkonte në favor të vendasve, Austria reagoi në minutat e fundit.

Në minutën e 85-të, Christoph Lang shënoi golin e barazimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1 dhe duke i hequr Kosovës mundësinë për të marrë tri pikët.

Ky rezultat e lë Kosovën momentalisht në vendin e dytë të grupit me 5 pikë, ndërsa Austria kryeson me 8 pikë.

Po ndodh...