Protestuesit paralajmërojnë tubim para Kuvendit, thirrje për pjesëmarrje gjatë seancës së nesërme

4 October 2026, 20:35 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestuesit paralajmërojnë tubim para Kuvendit, thirrje për

Gjatë protestës së 127-të kundër Qeverisë, një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubime edhe gjatë seancave parlamentare, duke e lidhur thirrjen me seancën e Kuvendit që pritet të zhvillohet nesër pasdite.

Protestuesi u bëri apel qytetarëve që të dalin në shesh jo vetëm në mbrëmje para Kryeministrisë, por edhe gjatë kohës kur deputetët zhvillojnë punimet në Kuvend.

“Prandaj ju bëj thirrje të gjithë njerëzve, njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt, të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në orët e mbrëmjes këtu para Kryeministrisë, por në çdo seancë parlamentare ku deputetët votojnë në ligje që e masakrojnë Shqipërinë”, deklaroi ai.

Sipas protestuesit, ditën e nesërme priten protesta të tjera, ndërsa thirrja është që qytetarët të mblidhen edhe para Kuvendit gjatë seancës parlamentare të pasdites.

“Nesër do të jetë dhe do të ketë shumë protesta, nga shumë njerëz në shesh dhe para Kuvendit të Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të bllokojmë parlamentin e krimit”, tha protestuesi.

Thirrja vjen në përfundim të protestës së 127-të, ndërsa vëmendja pritet të përqendrohet nesër te tubimet e paralajmëruara pranë Kuvendit, në një kohë kur deputetët do të zhvillojnë seancën parlamentare.

Po ndodh...