Plas keq në Portugali, Georgina sulmon Jorge Jesus: Si mund ta mbajë emrin e Krishtit ky njeri?
Situata mes Cristiano Ronaldos dhe kombëtares së Portugalisë ka marrë një tjetër kthesë, këtë herë pas një reagimi të partneres së tij, Georgina Rodriguez, ndaj trajnerit Jorge Jesus.
Georgina publikoi në Instagram një citat që ia atribuoi ish-trajnerit të Ronaldos, Sir Alex Ferguson
Në të kritikohej vendimi i Jorge Jesus për ta grumbulluar Ronaldon me kombëtaren, edhe pse, sipas citatit, nuk kishte plan t’i jepte shumë minuta në fushë.
Krahas këtij postimi, Georgina shkroi edhe një koment të drejtpërdrejtë ndaj trajnerit portugez: “Nuk e di si mund ta mbajë ky njeri emrin e Krishtit".
Por vetëm pak kohë më vonë, u zbulua se citati i atribuar Fergusonit nuk ishte i konfirmuar.
Ai ishte publikuar fillimisht nga një faqe në Instagram pa treguar burimin, teksa mediat portugeze raportuan se nuk kishte asnjë dëshmi që Ferguson ta kishte bërë një deklaratë të tillë.
Pas kësaj, Georgina e fshiu postimin, por tashmë pamjet ishin shpërndarë në rrjetet sociale dhe reagimi i saj mori vëmendje të madhe.
E gjithë kjo ndodhi në një moment të tensionuar për Ronaldon dhe kombëtaren portugeze.
Futbollisti nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Norvegjisë, pavarësisht se gjatë pjesës së dytë u pa duke u nxehur në vijim të takimit.
Pas ndeshjes, Ronaldo u largua nga grumbullimi i kombëtares përpara sfidës me Danimarkën.
Sipas raportimeve, vendimi erdhi pas një bisede me Jorge Jesus dhe përfaqësues të Federatës Portugeze të Futbollit, ndonëse në qendër të situatës dyshohet se ishte minuta e lojës së Ronaldos.
Trajneri Jorge Jesus është përpjekur të qetësojë situatën, duke thënë se do të ketë kohë për të diskutuar gjithçka pas ndeshjes.
Ndërkohë, Ronaldo ka deklaruar se do ta shpjegojë vendimin e tij kur të jetë momenti i duhur.
Zhvillimet e fundit kanë rikthyer edhe spekulimet për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren.
Ai ka zhvilluar 234 ndeshje me Portugalinë dhe ka shënuar 146 gola, teksa në vitin 2016 fitoi Kampionatin Evropian me përfaqësuesen. Ronaldo debutoi me Portugalinë në vitin 2003.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
