Ekstradohet nga Brazili Artef Leka/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

4 October 2026, 21:29 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ekstradohet nga Brazili Artef Leka/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës

Artef Leka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit 2021, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë.

Leka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.

Pas procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

 

 

Po ndodh...