Rama mbërrin në Rinas, pritet mesazhi për shqiptarët. Gazetarët janë lënë jashtë

27 September 2026, 13:33 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama mbërrin në Rinas, pritet mesazhi për shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Avioni në të cilin udhëtonte kreu i qeverisë së bashku me delegacionin që e ka shoqëruar gjatë vizitës 6-ditore në SHBA për Asamblenë e OKB, u ul rreth orës 13:00 në aeroportin e Rinasit.

Mesazhi do të shpërndahet nga regjia  e kryeministrisë, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar.

Kujtojmë se mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen ‘AKSHI’.

Ndërsa nesër Rama do të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që do të mbahet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave. 

Po ndodh...

ide