“Në 8:30 do takoj KM”/ Publikimi i mesazheve të Vlora Hysenit me Ergys Agasin, Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

27 September 2026, 14:40 / POLITIKË ALFA PRESS
“Në 8:30 do takoj KM”/ Publikimi i mesazheve të Vlora

Kryeministri Edi Rama u justifikua në lidhje me skandalin në SHISH, ku SPAK vendosi masë sigurie për ish-drejtuesen Vlora Hysenin.

Rama u shpreh në konferenë për mediat se SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh.

Ai tha se Vlora Hyseni u dehumanizua publikisht.  Kryeministri deklaroi se SPAK dhe GJKKO nxorën në Pazar sekretet hetimore.

“Nuk mund të lincohet një institucion dhe një ish-drejtuese në këtë farë derexheje. Nuk mund të trajtohen çështjet me thashetheme. Njerëzit nuk mund të shpallen fajtorë pa nisur gjyqi. Vlora Hyseni u lincua përpara se ta gjykojë gjykata. SPAk dhe GJKKO nxorrën në shesh secrete hetimore që diskutohen si thashetheme në publik”, tha Rama.

 

 

Po ndodh...

ide