Ancelotti paralajmëron ndryshime, Raphinha pritet të luajë në qendër të sulmit të Brazilit

27 September 2026, 15:14 / SPORT ALFA PRESS

Ancelotti paralajmëron ndryshime, Raphinha pritet të luajë

Carlo Ancelotti pritet të bëjë ndryshime në formacionin e Brazilit pas barazimit në miqësoren me Australinë. Një prej tyre lidhet me Raphinhan, të cilin trajneri italian po mendon ta aktivizojë në qendër të sulmit, në një rol të ngjashëm me atë që braziliani po luan këtë sezon te Barcelona.

“Do të ketë disa ndryshime”, u shpreh Ancelotti, pa zbuluar më shumë detaje për formacionin.

Barazimi me Australinë nuk ishte rezultati që pritej për Seleçaon. Brazili shmangu humbjen vetëm në minutat shtesë, falë golit të Rayan në minutën e 95-të, ndërsa paraqitja e skuadrës mbeti larg nivelit që kërkon trajneri.

“Duhet të jemi të duruar. Duhet t'u japim mundësi lojtarëve që luajnë më pak dhe që vazhdojnë të përmirësohen. Ishte një provë dhe ndeshja tjetër do të jetë një tjetër test”, shpjegoi Ancelotti.

Sipas mediave të huaja, tekniku italian po mendon ta përdorë Raphinhan si qendërsulmues, një pozicion ku braziliani është aktivizuar edhe nën drejtimin e Hansi Flick te Barcelona.

Raphinha po kalon një sezon të mirë, me 14 gola: 12 në La Liga dhe 2 në Champions League, ndërsa ka dhënë edhe 3 asistime.

Në stërvitje, Ancelotti ka eksperimentuar edhe me formacionin. Otávio në portë; Vanderson, Jair, Gabriel Magalhães dhe Mauro Júnior në mbrojtje; Danilo, Bruno Guimarães dhe Gabriel Bontempo në mesfushë; ndërsa Rayan, Vinícius dhe Raphinha në repartin ofensiv.

Brazili do të përballet sërish me Australinë këtë të martë, ndërsa më 3 tetor do të zhvillojë një tjetër miqësore, këtë herë kundër Indisë.

Po ndodh...

ide