Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të zyrtarizojë dorëheqjen mbrëmjen e sotme në një lëvizje të mirëmenduar që synon t’i mundësojë kalimin në postin e kryeministrit. Në një postim mëngjesin e së dielës, Vuçiç tha se kishte qenë nderi më i madh të ishte President i Serbisë.
“U përpoqa të bëja më të mirën çdo ditë, të justifikoja besimin që më ishte dhënë dhe t’i shërbeja vendit tim me besnikëri dhe ndershmëri. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Kur u pyet për çfarë do të donte të mbahej mend në Presidencën e Serbisë, Vuçiç u përgjigj se do të donte të mbahej mend për përkushtimin dhe zellin e tij.
“Do t’i kujtoni këto vite dhe këto ditë si kohën e progresit më të madh dhe sukseseve më të mëdha të Serbisë”, tha Vuçiç. Serbët pritet t’u drejtohen kutive të votimit në 25 tetor, në zgjedhjet e parakohshme me te cilat Vuçiç shpreson të fuqizojë pozitat pas protestave të mëdha antiqeveritare.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128