Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si 'gardian rezervë' ndaj Izraelit…

Mbrojtësi Jimmy Dunne (28) është emëruar si një nga dy portierët rezervë të kombëtares së Irlandës për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit këtë të diel (ora 20:45) në Hungari.
Në fakt, rregulloret e UEFA-s kërkojnë që ekipet të regjistrojnë të paktën tre portierë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, dhe për këtë arsye Federata Irlandeze e Futbollit u desh të gjente një zgjidhje të improvizuar për të kompensuar tërheqjen e Gavin Bazunut.
Portieri u tërhoq nga skuadra kombëtare për këto dy ndeshjeje (një ndeshje e dytë do të zhvillohet në Serbi më 4 tetor) për shkak të luftës në Gaza.
"Vendimi im bazohet vetëm në bindjen time personale se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e padrejtë. Është e rëndësishme të sqarohet se qëndrimi im nuk drejtohet kundër popullit izraelit apo komunitetit hebre, por kundër mizorive të kryera në rajon", shpjegoi Bazunu në llogarinë e tij në Instagram.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128