“Ai nuk ekziston në jetën e djalit”/ Pas bisedës me Ledjonën, reagon ashpër ish-partnerja e Meritonit

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, ka bërë një reagim të fortë në mediat sociale. Ajo ka kërkuar nga mediat që të fshijnë fotot që kanë publikuar të djalit të tyre.
“Ai(Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij(Djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”- shkruan ajo mes të tjerash.
Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”. Mertioni tha se nëse do të bënte një tatuazh, do e lidhte me portretin e djalit.
“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.
Ndarja e Meritonit nga Egesta ka qenë e bujshme pasi dyshja janë përplasur publikisht, ku kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.
Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste televizive ku ai deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, duke u shprehur se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128