Amos Zaharia thyen heshtjen për divorcin e Elias: Kemi kaluar një periudhë të vështirë

10 Maj 2024, 20:20 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Amos Zaharia thyen heshtjen për divorcin e Elias: Kemi kaluar një
Elia Zaharia dhe Princ Leka u divorcuan zyrtarisht më 25 prill 2024, pas një kalvari të gjatë në dyert e gjykatës. Në media u aludua se divorci erdhi për shkak të tradhtisë, pasi Princ Leka ka krijuar një marrëdhënie të re me fotografen Blerta Celibashi. Vëllai i Elias, Amos Zaharia, ditën e sotme ka folur për herë të parë për këtë situatë dhe divorcin e motrës.

Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit, sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.

Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës sate ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë. Por nga ana tjetër, kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë.

 

Po ndodh...