Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli do t’i marrin postin si prezantues i Big Brother Vip? Ja çfarë tha moderatori

20 Qershor 2024, 11:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli do t’i marrin postin si prezantues i Big

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se moderatorja Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli do të jenë prezantuesit e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi moderatori Alaudin Hamiti ka qenë i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ku është vënë përballë disa pyetjeve për “BBVK”.

Alaudini tha se lajmet që kanë bërë xhiron e rrjetit mbeten në mendjen e atyre që i lexojnë, duke u shprehur se çdo gjë do të zbulohet në shtator, duke refuzuar që të tregojë detaje të reja nga ky reality show.

Pjesë nga intervista:

Jehona: Kurreshtja nis gjashtë muaj më herët. Nga momenti kur ndalen dritat. Çka mund të zbulosh?

Alaudini: Nuk mund të zbuloj asgjë. Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin. Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çka do të ndodh me Big Brother VIP Kosova 3.

Kroni: Pra do kemi 3-shin gjithsesi.

Alaudini: Po patjetër, si mbetet të shihet

Jehona: Pra të gjitha lajmet duhen injoruar?

Alaudini: Nuk do të thotë me i injoruar por le t’i marrin në formën si dëshirojnë ata.

Kujtojmë që përmes disa postimeve në Instagram, Arbana ka treguar se së shpejti do të rikthehet në ekran, duke mos zbuluar se për çfarë projekti televiziv bëhet fjalë, ndërsa të shumta ishin aludimet e fansave se ajo do të jetë prezantuesja e “Big Brother VIP Kosova”.

 

Po ndodh...

ide