Debat i ashpër në BBV, Liami ‘ia plas në sy’ Romeos: Respekton femrat e shtëpisë por jo tënden

24 Prill 2024, 14:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Debat i ashpër në BBV, Liami ‘ia plas në sy’ Romeos:

‘Vëllai i Madh’ i ka bërë një surprizë çiftit të vetëm në Shtëpi, Romeos dhe Heidit mbrëmjen e djeshme.

Një suitë ku mund të kalonin disa orë relaksuese në qetësi larg banorëve të tjerë, duke kaluar momente romantike me njëri-tjetrin.

Mirëpo nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi çifti vetëm kanë debatuar së bashku madje dhe mëngjesin e nisën me ironi ndaj njëri-tjetrit.

Pasi dolën prej suitës, çifti bëri ‘paqe’ por u përball me një sërë akuzash teksa shumica e banorëve i janë drejtuar Romeos duke i thënë që ai nuk di të respektojë femrën e tij e kështu me rradhë.

Një ndër ta ka qenë dhe Liami i cili është përplasur me Romeon duke i thënë: Ti ke partneren tate që po e lë pas dore, e vetmja pyetje që unë doja të bëja ishte a e kishit krevatin dopio apo të ndarë? Po ti po i bën respektin femrave të shpis dhe s’po ja bën femrës tate.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)