
Kush janë 3 të preferuarit e publikut dhe 6 banorët që shkuan në nominim në BBV

Gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother Vip” u hap një televotim për tre më të preferuarit e publikut, të cilët do të kishin një detyrë të rëndësishme sa i përket nominimeve të kësaj jave.
Pas mbylljes së televotimit, tre banorët më të preferuar nga publiku rezultuan Julian Deda, Heidi Baci dhe Ledjona Xheladinaj, ku këto dy të fundit zbritën nga froni Romeo Veshajn dhe Ilnisa Agollin, të cilët ishin zgjedhur pak javë më parë.
Por, tre më të preferuarit e publikut kishin në dorë fatet e të nominuarve të kësaj jave. Ata duhet të zgjidhnin nga dy banorë secili, për t’i çuar në nominim.
Heidi zgjodhi të çonte në nominim Roza Latin dhe Graciano Taganin, Juli çoi në nominim Romeo Veshajn dhe Ilnisa Agollin, ndërsa Ledjona çoi në nominim Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin.
Një nominim i fortë, ku njëri prej Rozës, Gracianos, Romeos, Ilnisës, Eglës dhe Meritonit, do duhet të lërë garën gjatë spektaklit të së martës.
-
Parashikimi i motit për ditën e diel, 18 Shkurt 2024
18 Shkurt, 08:32 -
-
Kotoleta me kungulleshka
18 Shkurt, 08:09 -
Horoskopi për ditën e sotme, 18 shkurt 2024
18 Shkurt, 08:04

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128