Një tjetër helikopter zbarkon mbi Big Brother Vip, ja për kë nga banorët ishte

24 Maj 2024, 00:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Një tjetër helikopter zbarkon mbi Big Brother Vip, ja për kë
Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e BBVip, ku mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos do të zgjidhet fituesi mbrëmjen e 25 majit.

Ndërkohë që gara është e fortë, fansat vijojnë të mbështesin banorët e tyre të preferuar përmes votave por edhe përmes droneve të dërguara.

Ditën e stome një tjetër helikopter ka ardhur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe janë mbështetësit e Julit që kanë vendosur ta surprizojnë sot banorin.

“Jul baba”, shkruhej sipër helikopterit.

Teksa ka qenë duke kryer sfidën e Lori Cafe, Juli është ngjitur sipër tavolinës dhe ka përshëndetur me dorë, ndërkohë që nuk ka mundur të mbajë lotët.