Situata dramatike/ Zjarri jashtë kontrollit në Krujë, lëshohet urdhër evakuimi për banorët e dy lagjeve

8 August 2026, 22:57 / AKTUALITET ALFA PRESS
Situata dramatike/ Zjarri jashtë kontrollit në Krujë,

Zjarri në Krujë ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kërcënojnë një numër të madh banesash në disa zona të banuara.

Vatrat e zjarrit kanë avancuar në drejtim të lagjeve Lluban dhe Barabit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

Në kuadër të operacionit të evakuimit, prioritet u është dhënë fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara.

URDHËR EVAKUIMI-BASHKIA KRUJË

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.

 Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.

Po ndodh...