Zjarri në Krujë vijon/ Situata mbetet alarmante, evakuohen banorë

8 August 2026, 21:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Situata mbetet alarmante në Krujë, ku flakët e nisura sot pasdite vijojnë të jenë  aktive në faqen e malit në lagjen Abazaj.

Autoritetet bëjnë me dije se është bërë evakuim i pjesshëm i banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.

Ndërkohë operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit.

Tashmë një person është arrestuar si autori i zjarrvënies.

Një qytetar ka dhënë alarmin, duke deklaruar se rreth 100 shtëpi rrezikohen nga flakët. 

Situata është veçanërisht shqetësuese për banorët, ndërsa zjarri po avancon në drejtim të zonës së banuar.

Banorët kanë frikë se flakët mund të përhapen më tej dhe të vënë në rrezik banesat dhe pronat e tyre.

Image

Po ndodh...