Vajza e Ilir Beqajt hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, protestuesi: Po fshihen pasuritë e vjedhura
Një protestues ka komentuar lajmet që vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Protestuesi e ka lidhur këtë veprim si mundësi për fshehjen e pasurive jashtë vendit, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, familjarët e zyrtarëve arsimohen jashtë Shqipërisë.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur ka firmosur heqjen e shtetësisë për vajzën e kryehajdutit Beqaj. Kjo bëhet për të fshehur pasuritë jashtë vendit. Këtë gjoja që bëjnë propagandë për shkolla, fëmijët e tyre i shkollojnë në universitete më prestigjioze të botës”, tha ai.
Në fjalën e tij, ai përmendi edhe një vendim të Këshillit të Ministrave, për të cilin pretendoi se i janë dhënë Presidentit Bajram Begaj 6 milionë lekë të vjetra për trajtim dentar.
“Kjo jo me anë të financave të veta, por me vjedhjet që u bëjnë shqiptarëve. 6 mln lekë të vjetra i janë dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave, Begajt për të rregulluar dhëmbët.
Mbytni frikën, nxirrni zërin, ruajeni nderin dhe moralin. Fytyrën mund t’ia marrësh vetëm ti vetes. Ndaj erdhi koha që t’ia zbardhësh fytyrën vetes, duke u bashkuar me popullin dhe për popullin.”, tha protestuesi.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128