Skandal në Maqedoninë e Veriut, përdhosen figurat e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut, ku ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dega në Çair ajo e cila ka dënuar ashpër përdhosjen e muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemës së UÇK-së dhe simbole të tjera të luftës së shqiptarëve.
Sipas BDI, ky akt bëhet akoma edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur, pasi është regjistruar në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli.
“Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve. Dje u hoq gjuha shqipe nga tabelat shtetërore në Tabanoc. Sot përdhosen Adem Jashari, Komandant Teli dhe emblema e UÇK-së në Çair”, thuhet në reagim.
Më tej u është kërkuar organeve kompetente, përfshirë këtu Ministrisë e Punëve të Brendshme të identifikojë urgjentisht autorët, të sqarijë motivet e këtij veprimi dhe t’i nxjerrë ata para përgjegjëisë. Duke theksuar në fund se respekton dhe do të vazhdojë të respektojë çdo komuntitet dhe qytetar.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128