Ndezi zjarr pranë magazinave të Bashkisë Tiranë dhe afër një kabine elektrike, arrestohet piromani i moshuar në Tiranë

10 August 2026, 11:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një 70-vjeçar i indetifikuar si Sami Aliu, i cili është autor i dy zjarrvënie të qëllimshme në dy zona të Tiranës, është arrestuar nga Policia. “Blutë” bëjnë me dije se ditën e djeshme i moshuari ka ndezur zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë Tiranë.

Ndërsa të shtunën, ai i ka vënë flakën disa shkurreve në afërsi të një kabine elektrike në zonë e Shkozës, ku pati dëme të shumta në sipërfaqet e tokave përreth.

Ndërsa në njoftimin e saj, policia ka një apel për qytetarët, të cilëve iu bën thirrje që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr, pasi do të përballen me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë intensivisht hetimet dhe veprimet operacionale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve.

Vihet në pranga autori i dyshuar i 2 zjarrvënieve, gjatë 2 ditëve të fundit, në Lundër dhe në Shkozë.

Si pasojë e zjarreve në afërsi të magazinave të Bashkisë dhe të një kabine elektrike, pati dëme të shumta në sipërfaqet e tokave përreth.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për zjarrvënie, krahas asistencës së ofruar shërbimeve zjarrfikëse, për shuarjen e flakëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 identifikuan dhe arrestuan brenda 48 orëve nga ndezja e 2 zjarreve, autorin e dyshuar të tyre, shtetasin S. A., 70 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2026, në fshatin Lundër, ka ndezur zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë Tiranë, ndërsa më datë 08.08.2026, dyshohet se ka ndezur zjarr te disa shkurre në afërsi të një kabine elektrike, në fshatin Shkozë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

 

Po ndodh...