Skema në OBP/ Myzyri dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

Një mekanizëm i dyshimtë i ngritur brenda Operatorit të Blerjeve të Përqendruara nga Jonaid Myzyri është duke gjobitur masivisht shqiptarët, jo vetëm përmes bllokimit të tenderave, por edhe përmes shpalljes fituese të ofertave më të shtrenjta.
Sipas dokumenteve zyrtare, skema realizohet përmes një përplasjeje të qëllimshme mes dy zyrave brenda vetë Operatorit. Këto janë Komisionet e Vlerësimit të Ofertave si shkalla e parë dhe Komisionet e Shqyrtimit të Ankesave si shkalla e dytë vendimarrëse për proçedurat e prokurimit.
Rasti më i fundit është tenderi 1.16 miliardë lekë ose 12.6 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Korçës.
Spitali i Korçës
Tenderi për ndërtimin e spitalit të Korçës u zhvillua nga OBP në 13 korrik të këtij viti dhe në të u paraqitën 7 oferta. Sipas dokumentave zyrtarë, oferta më e ulët ishte ajo e bashkimit Dion-Al dhe Ergi, të cilat ofruan çmimin rreth 777 milionë lekë ose 8.4 milionë euro për ndërtimin e Spitalit të Korçës.
Tre javë pas zhvillimit të garës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në OBP vendosi ta shpallë fituese këtë ofertë dhe vendimi paraprak i shpalljes së fituesit u publikua edhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Shpallja fitues e Dion ne spitalin e Korces
Por loja ndryshoi më vonë. Pas shpalljes së fituesit, tenderi u ankimua nga bashkimi i kompanive Fusha dhe Rej në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesava, po brenda OBP-së. Këto dy kompani kishin dhënë ofertën e tretë më të favorshme në garë me vlerë 912.7 milionë lekë ose 10 milionë euro.
Pas një shqyrtimi të gjatë, një ditë më parë, KSHA-ja e OBP-së mori vendim për të ndryshuar fituesin e tenderit duke skualifikuar ofertën e kompanive fituese Dion-Al dhe Ergi dhe duke shpallur fitues Fushën me Rej, edhe pse ato kishin një çmim 1.4 milionë euro më të lartë se sa fituesit.
Një herë koinçidencë, dy indicie bëjnë provë
Kjo nuk është hera e parë, që Operatori i Blerjeve të Përqendruara vë në jetë këtë mekanizëm. E njëjta skemë identike u zbatua edhe për rikonstruksionin e Spitalit të Matit, por këtë herë përmes një manovre më të sofistikuar. Ky tender, me vlerë limit 3.7 milionë euro u zhvillua në 21 korrik.
Në të morën pjesë 9 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Ec Pro Partners, Gjikuria dhe Dion-Al, me vlerë 224 milionë lekë. Edhe këtë herë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në OBP shpalli fituese ofertën e ulët duke e publikuar vendimin në APP.

Shpallja fitues e Ec Pro Partners ne Spitalin e Matit
Por sërish, u vu në skemë i njëjti mekanizë. Kompania që kishte ofertën e katërt më të lirë, u ankimua në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave të OBP-së për skualifikim të padrejtë. KSHA e kualifikoi duke e nxjerrë ofertën e shpallur fituese nga KVO automatikisht si anomalisht më të ulët.
Të dy këto vendime e çojnë gjobën në 2 milionë euro brenda një jave, që Jonaid Myzyri dhe ogiçi i tij, Erjon Gjyshi, u vënë qytetarëve shqiptarë. Por pse?
Luftë brenda OBP
Jonaid Myzyri u emërua në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në 18 qershor. Më parë, ky institucion ishte drejtuar për një kohë relativisht të gjatë nga Arlinda Pogaj, e cila kishtë instaluar njerëzit e vet në institucion. Meqënëse KVO-të e tenderave në fjalë ishin emëruar nga Pogaj, mënyra më e mirë për t'i kapur ato ishte në shkallën e ankimit, pra në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave.
Për të bërë këtë, Jonaid Myzyri mori pas vetes nga KPP-ja mikun e tij Erjon Gjyshi. Tashmë Gjyshi është njeriu që dikton vendimet e KSHA-ve, ndonëse zyrtarisht ka pozicion si koordinator.
Kapitali ka mësuar se mes Gjyshit dhe drejtorit aktual të Ankimimeve ka shpërthyer një luftë e brendshme, ku ky i fundit nuk është dakord me përmbysjen e fituesve tek ofertat e larta dhe nuk ka pranuar të firmosë këto vendime. Kjo është arsyeja se pse rezultatet e tenderave nuk shpallen publikisht.
I gjithë kolapsi në OBP është pasojë e kësaj skeme të sofistikuar. Tashmë pjesa dërrmuese e proçedurave të prokurimit të institucionit kontraktues më të madh në vend janë të bllokuara ose në rrjetin KVO-KSHA ose në Komisionin e Prokurimit Publik. (Lexo ketu).
Ajo që po ndodh është e papreçedentë duke marr peng sektorët më të rëndësishëm të vendit, përfshirë shëndetësinë, ku nuk mbyllet më asnjë proçedurë prokurimi, vetëm e vetëm për pasojë të luftës së madhe për kapjen e tenderave./Kapital
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
