Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla, miqtë ngrenë dyshimet: E morën persona të maskuar me jelekë të BKH-së

Inez Hajrulla rezulton i zhdukur tashmë prej disa ditësh, duke ngritur në këmbë policinë.
Mësohet se për ngjarjen është marrë në pyetje babai i tij, Robert Hajrulla , i cili ka treguar se me të birin nuk ka patur kontakt gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, ai tha se nuk ka qenë i shqetësuar për shkak se ndodh që ai të mos e kontaktojë çdo ditë.
Sipas babait të tij, beson se i biri ndodhet jashtë vendit dhe se do t'i drejtohet policisë për humbje kontaktesh me të vetëm nëse do të kalojnë 72 orë dhe Inezi të mos e telefonojë apo sinjalizojë në ndonjë mënyrë tjetër që është mirë.
Alarmin për zhdukjen e kanë dhënë miqtë e tij, të cilët pretendojnë se kanë humbur kontaktet. Ata po ashtu pretendojnë se Hajrulla është marrë nga persona të veshur me jelekë si të BKH-së por më pas, pasi bënë përpjekje për të mësuar në cilin komisariat ishte dërguar, mësuan se ai nuk ishte arrestuar. Kjo bëri që ata të alarmoheshin për fatin e tij.
Inez Hajrulla është në kërkim me urdhër të SPAK për vrasje dhe grup kriminal. Ai mori drejtimin e grupit kriminal në 2018, pas vrasjes së shefit të tij, Edison Harizaj, i njohur si Edison Faqedjeguri.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
