Regjistrimet e Agasit/ Berisha: Edhe Rama është i filmuar në një video, por ai nuk turpërohet nga asgjë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se, sipas informacioneve që disponon, kryeministri Edi Rama shfaqet në një prej videove të Ergys Agasit. I pyetur nëse ekziston një regjistrim i tillë, Berisha pretendoi se Rama është filmuar në një video, duke shtuar se, sipas tij, kryeministri nuk turpërohet nga asgjë. Deri më tani, bëhet fjalë për një pretendim të Berishës, ndërsa në deklaratën e tij nuk jepen detaje konkrete mbi përmbajtjen e videos.
Doktor, në parlament ju folët për videot e Ergys Agasit ku deklaruat se shumë nga deputetët e Partisë Socialiste janë në ato video. Në publik qarkullon në rang thashethemi se në këto video shfaqet dhe Rama. Në informacionin tuaj, a ekziston një video e tillë?
Sali Berisha: Në fakt, unë zonja Dushi e kam denoncuar këtë dhe informatat që unë kam, ai është i filmuar në një video. Por të garantoj një gjë, që ai person nuk turpërohet nga asnjë video, nga asnjë akt, nga asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të njeriut të qytetëruar.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
