Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi

10 October 2026, 11:46 / BOTA ALFA PRESS
Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit

Milan Radoiçiç, i kërkuar nga Interpoli për sulmin në Banjskë të Zveçanit, është parë në tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe.

Sipas televizionit serb N1 Radoiçiç ishte në shoqëri të Danilo Vuçiçit, djalit të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në mes të tubimit në Kragujevc, shkruan KosovaPress.

Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Natën e 23 dhe 24 shtatorit 2023 ndodhi sulmi më i rëndë për shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku Bunjaku ra në pritë të grupit të armatosur serb në Banjskë. 

Shteti  i Kosovës e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe kanë deklaruar se synimi ishte destabilizimi i vendit dhe aneksimi i pjesës veriore të Kosovës.

Edhe pse përgjegjësinë e ka marrë mbi vete, Radoiçiç e dhjetëra të akuzuar të tjerë për sulmin janë ende të lirë në Serbi. Në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç, e Dushan Maksimoviçin me 30 vjet burgim. 

Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiçin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 e kishin lënë të lirë, ashtu si gjendet edhe sot. 

Po ndodh...