4 vite më parë i bën atentat në Shkodër, kush është kurbinasi që u prangos në Lezhë gati për vrasje

9 October 2026, 14:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

4 vite më parë i bën atentat në Shkodër, kush

Vinçens Piroli, personi që shikoni në fotografinë e mësipërme, është një nga tre personat e arrestuar nga Policia e Lezhës, për planifikimin e një atentati në zonën Pllanë-Gjadër. Bashkë me dy persona të tjerë, Vinçens Piroli do të kryente një vrasje në zonë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.

Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit Vincesk Piroli dhe Kristian Ymeri (Shkambi), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.

Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Elden Tarja, drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.

Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit Elden Tarja dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar.

Vinçens Piroli rezulton se në ditët e para të Janarit 2022, ka rënë në një atentat në Shkodër.  Ai ishte duke ecur, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me një armë me silenciator, me dy plumba, një në shpatull dhe një në pjesën e brinjëve. Në atë kohë 34 vjeç, ai qëndroi disa ditë në spital.

Një ditë pas plagosjes, më datë 4 Janar 2022, Vinçens Pirolit ju komunikua masa e arrestit në Spitalin e Traumës, sepse rezultonte se ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia në Malin e Zi, për një vrasje të kryer në këtë shtet.  38 vjeçari akuzohet për vrasjen e Momcilo Gjurishic në korrik të vitit 2021.

Po ndodh...