Dështoi ta dërgonte te Barcelona, ylli argjentinas mbetet pa agjent

Julián Álvarez ka marrë një vendim drastik për karrierën e tij jashtë fushës së blertë: sulmuesi argjentinas ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e tij, Fernando Hidalgo, pas gati një dekade.
Shkaku kryesor i kësaj krisjeje lidhet drejtpërdrejt me dështimin e transferimit të tij te Barcelona gjatë merkatos së verës. Sipas mediave spanjolle, “Merimanga” nuk ka mbetur aspak i kënaqur me mënyrën se si përfaqësuesi i tij menaxhoi situatën. Kalimi te klubi katalanas ishte një dëshirë e madhe e lojtarit, dhe mosrealizimi i këtij operacioni solli edhe fundin e marrëdhënies mes tyre.
Ky vendim është pritur mjaft mirë nga drejtuesit e Atletico Madridit. Klubi kryeqytetas kishte shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj rrethit të lojtarit, me drejtorin ekzekutiv, Miguel Angel Gil Marin, i cili kishte theksuar se disa individë po i jepnin argjentinasit këshilla të gabuara.
Aktualisht, Álvarez është pa një menaxher zyrtar, por kjo situatë nuk pritet të zgjasë shumë. Ai dhe familja e tij kanë marrë tashmë oferta të shumta nga agjentë të njohur që duan ta përfaqësojnë. Megjithatë, në aspektin sportiv, tifozët e Atleticos mund të qëndrojnë të qetë: sulmuesi ka një kontratë të vlefshme me “Los Colchoneros” deri në verën e vitit 2030, duke shuar kështu çdo dyshim për të ardhmen e tij të afërt në Madrid.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
