Dalin detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Bathore, çfarë po hetohet për djalin e Xhelal Kurtit?

9 October 2026, 11:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dalin detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Bathore,

Detaje të reja kanë dal nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1, në Bathore, ku lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së Xhelal Kurtit.

Sipas burimeve, 55-vjeçari dhe djali i tij nuk rezultojnë të kenë precedentë penalë apo të jenë persona problematikë. Në dëshmitë e dhëna para grupit hetimor, ata kanë deklaruar se nuk kanë dijeni se kush mund të jenë autorët e ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se djali i 55-vjeçarit ushtron aktivitet në fushën e montimit të kamerave të sigurisë. Ky aktivitet po verifikohet nga grupi hetimor, për të parë nëse mund të ketë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm që mund të lidhet me shpërthimin.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:05 të mëngjesit, në lagjen nr. 1 të Bathores. Një sasi e dyshuar lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së Xhelal Kurtit dhe më pas shpërtheu.

 

Po ndodh...