"S’bëhen hesape pa hanxhinë me PS-në"/ Rama reagon pas miratimt të Territoriales: Votimi i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

9 October 2026, 10:37 / POLITIKË ALFA PRESS

"S’bëhen hesape pa hanxhinë me PS-në"/ Rama

Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke i hapur rrugë kështu shkrirjes së 15 bashkive në vend.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan se rezultatet e votimit treguan edhe një herë forcën e Partisë Socialiste, se sipas tij nuk ka hesape pa hanxhinë me këtë të fundit.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”,– shkruan Rama.

Po ndodh...